Mushkolaj për shtyrjen e konstituimit të Kuvendit: Poshtërsi e Albin Kurtit - NACIONALE

Mushkolaj për shtyrjen e konstituimit të Kuvendit: Poshtërsi e Albin Kurtit

56 minuta më parë

nga NACIONALE

Komentatori politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur sot nga subjekti fitues, Lëvizja Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, është poshtërsi, ku tashmë deputeti Kurti kërkoi që t’i jepej kohë për të propozuar emrin e kryeparlamentarit.

Mushkolaj e ka cilësuar si poshtërsi veprimin e deputetit Kurti sot në Kuvend.

Tutje, ai tha se Kurti nuk po do zgjidhje, por po do zgjedhje.

“Kjo çka ndodhi sot është poshtërsi e Albin Kurtit. Ai nuk po do zgjidhje, po do zgjedhje të reja”, ka thënë Mushkolaj.

Ndryshe Kurti ka kërkuar kohë shtesë për të biseduar për presidentin, ani pse pas certifikimit të zgjedhjeve subjektet politike kishin 30 ditë kohë që të bisedonin para se të kalon afati Kushtetues për krijimin e Kuvendit.

“Kërkojmë kohë shtesë që ti japim shtesë bisedimeve për president ose presidente,” tha Kurti pasi u betua si deputet.

Lajme të ngjashme