Mushkolaj pas vendimit të MINT: Sulm brutal dhe i paprecedentë ndaj mediave
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që ta lë në fuqi vendimin për pezullimin e licensës së mediumit “Klan Kosova”.
Mushkolaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky është sulm brutal dhe i paprecedentë ndaj mediave.
“Solidarizim, jo nënshtrim!” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Një ditë pas kërcënimit të pushtetit, nëpërmjet Dejona Mihalit, qeveria vendos që Klan Kosovës t'i merret licenca.
Ky është sulm brutal dhe i paprecedent ndaj mediave të lira dhe fjalës së lirë. Është sulm mbi dekokracinë.
Solidarizim, jo nënshtrim!