Mushkolaj: Nuk i besoj Arben Gashit për rrëzimin e Qeverisë Kurti - NACIONALE

Mushkolaj: Nuk i besoj Arben Gashit për rrëzimin e Qeverisë Kurti

4 vjet më parë

nga Anita Nikaj

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se deklaratat e Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit, se do të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2 në vjeshtën e vonë, nuk janë të besueshme.

Sipas Mushkolajt që të rrëzohet qeveria duhet vullnet i njerëzve që janë në koalicionin qeveritar, për shkak se opozita nuk e ka këtë mundësi dhe nuk i ka numrat tash për tash.

“Unë nuk u besoj shumë këtyre deklaratave të Arben Gashit”, u shpreh Mushkolaj në DebatPlus.

Mushkolaj pret që të shohë kundërshtime në grupin parlamentar të VV-së, sepse sipas tij deputetët mund të ndryshojnë mendje ashtu siç kanë ndryshuar në qeveritë e kaluara.

“Pres të shoh kundërshti në grupin parlamentar, por çka po i ofron koalicioni qeveritar deputetëve që të ndryshojnë mendje”, shtoi analisti.

Lajme të ngjashme