Mushkolaj: Nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë me Serbinë, Kosovës nuk iu ndanë problemet
Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar 10-vjetorin e marrëveshjes së parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka kritikuar procesin e arritjes së kësaj marrëveshje, duke thënë se prej asaj ditës Kosovës nuk iu ndanë problemet.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto dhjetë vjet janë karakterizuar me agoni e përplasje partiake.
“10 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi. 10 vjet përplasje partiake, 10 vjet agoni politike. Prej asaj dite nuk na u ndanë problemet”, ka shkruar Imeri.
Në 19 prill të vitit 2013, është nënshkruar marrëveshja e parë për parimet e Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë apo ndryshe njihet si “Marrëveshja e Brukselit”.
Marrëveshja e vitit 2013 është marrëveshja e parë mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo marrëveshje ishte nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeminsitri serb, Ivica Daçiq nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.