Mushkolaj, Kusari-Lilës: A dini naj afat për naj punë që doni me e kry?
Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka thënë se nuk mund të jap datë të saktë se kur do të miratohet Projektligji për Sigurime Shëndetësore.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai e ka pyetur deputeten e VV-së nëse di ndonjë afat për përmbushjen e ndonjë premtimi zgjedhor.
Ai ka vlerësuar se edhe pas dy viteve në qeverisje partia në pushtet vazhdon të merret me qeverisjen e qeverive të kaluara.
“Aha. Dmth. as për këtë sen nuk kini lidhje kur ndodh. A dini naj afat për naj punë që doni me e kry, për naj premtim që doni me e përmbush? Apo hala po merreni me "20 vjeçarin" e atyne tjerëve? Demela”, ka shkruar ai.