Mushkolaj: Çdo përpjekje me e amnistu Vuçiqin nga përgjegjësia për sulmin terrorist është krim - NACIONALE

Mushkolaj: Çdo përpjekje me e amnistu Vuçiqin nga përgjegjësia për sulmin terrorist është krim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se çdo përpjekje për ta amnistuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq nga përgjegjësia për sulm terrorist është krim.

Kështu ka deklaruar ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, më herët ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje që tregojnë Milan Radojiçiq, nënkryetar të Listës Serbe, ku shihet duke u fshehur pas organizimit të sulmit terrorist në veri të Kosovës.

Sveçla ka publikuar pamjet që duket të jenë në manastirin e Bajnskës, ku shihet Radojiçiq dhe pjesëtar të tjerë të këtij grupi.

“Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve.” – ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu, Sveçla ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe ndërmorrën veprimin terrorist kundër Kosovës.

“Ndërkohë, ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme