Mushkolaj, Abdixhikut: Fajin për humbjen e LDK-së kërkojeni brenda partisë, jo te gazetarët
Reagimi i fundit i Lumir Abdixhikut, i cili në mbrojtje të deklaratave të Besian Mustafës për votimin e Hashim Thaçit president zgjodhi të sulmojë mediat, është cilësuar si vepim i papranueshëm nga opinionisti Imer Mushkolaj.
Mushkolaj vlerësoi se gjuha e përdorur nga Abdixhiku ngjason me retorikën e Vetëvendosjes.
Sipas tij, këto sulme ndaj studios televizive janë thjesht një manovër e kryetarit të LDK-së për të shmangur përgjegjësinë për dështimet e tij në drejtimin e partisë.
“Reagim me një gjuhë të papranueshme, gjuhë të cilën të paktën në studiot televizive vazhdimisht, sidomos kur ka ardhur prej zyrtarëve të Vetëvendosjes, e kemi dënuar dhe kemi diskutuar për të, kështu që kjo është një përpjekje, unë besoj, që për dështimet e veta si kryetar i LDK-së, z. Abdixhiku do ta hedhë fajin diku tjetër”.
“Duhet me pas parasysh që për humbjen e LDK-së nuk kanë faj as mediat, as gazetarët e as opinionistët, ka faj vetë LDK-ja”, u shpreh Mushkolaj në “Debat Plus”.