Muriqi: Ndihemi shumë keq, me Qipron shkojmë për jetë a vdekje - NACIONALE

Muriqi: Ndihemi shumë keq, me Qipron shkojmë për jetë a vdekje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vedat Muriqi ka dhënë një prononcim të tij për disfatën që “dardanët” pësuan në Belfast.

Fillimisht ai potencoi faktin që nuk e merituan humbjen: “Nuk e merituam humbjen. Kemi pasur një super ndeshje në çdo repart. E dinim që do të na sulmonin me harkime. Këtë gjë e arritën në minutën e fundit. Ndihemi shumë keq, sepse nuk e merituam humbjen.”

Rreth ndjesisë e të qenët kapiten: “Ta veshësh fanellën e Kosovës është një krenari e madhe. Faleminderit atyre që ma dhanë dhe besuan shiritin e Kosovës. Ajo që shpresoj është që sa më shpejt të shërohet Amirit. Të pasurit shiritin e kapitenit ose jo, nuk është me rëndësi.”

Rreth angazhimit të tij, ai tha: “Po mundohem që të kontribuoj sa më shumë për ekipin dhe ta ndihmoj atë.“

Ai u pyet edhe për duelin me Evans: “Dueli me të është e vërtetë se ishte i ashpër, por e dija që do të bëhet një ndeshje shumë e vështirë fizikisht. Në shumë duele humba ndaj tij, por edhe në disa të tjera fitova.”

Për ndeshjen ndaj Qipros ai kishte një mesazh të qartë: "Mos ta teproj, por është si jetë a vdekje. Po ta fitonim sonte ndeshje, do të kishte qenë më lehtë. Tani s'ka opsion tjetër. Do të shkojmë në Prishtinë për fitore.”

Lajme të ngjashme