Murati viziton shokët e idealit në Hagë: Sali Mustafa, Fadil Fazliu dhe shokët e tjerë ishin me moral të lartë
Kryetari i Lëvizjesh për Bashkim, Valon Murati, ka vizituar bashkëluftëtaret e tij në Hagë.
Ai ka bërë me dije se Sali Mustafën, Fadil Fazliun dhe shokët tjerë janë mirë dhe me moral të lartë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ish-eprorët e UÇK-së që janë në Hagë janë dëshmi e angazhimeve të popullit për liri.
“Dje e sot vizituam shokët tanë të idealit Sali Mustafën - Calin dhe Fadil Fazliun. Ata dhe shokët e tjerë ishin mirë e me moral të lartë. Ky burg edhe njëherë dëshmon se sa e çmuar është liria jonë e sa sfida duhet ende të kalojmë që ta përbyllim kapitullin e saj. Cali, Fadili e shokët e tjerë që janë në Hagë janë dëshmi e forcës, qëndrueshmërisë e vazhdimësisë së angazhimeve të popullit tonë për liri”, ka shkruar Murati.