Murati vazhdon me prezantim të shifrave të punësimit, sulmon mediat
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka vazhduar me prezantimin e numrit të punësuarve në Kosovë, teksa ka përmendur edhe raportin e Bankës Botërore i cili sipas tij u “keqpërdor nga opozita e mediat”.
Murati ka thënë se gjatë Qeverisë Kurti 2 ka pasur rritje të numrit të punësuarve.
“Si ka ecur numri i të punësuarve dhe shkalla e papunësisë nëpër vite? Ditë më parë ishim dëshmitarë se si media të afërta me opozitën tentuan të keqpërdorin një raport të Bankës Botërore, duke e keqcituar dhe duke pretenduar se raporti po demanton shifrat e Qeverisë. Por ku qëndron e vërteta sa u përket shifrave të punësimit dhe papunësisë?” – ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka thënë se “në fund të vitit 2023 kanë qenë 425 mijë të punësuar.”
Shkrimi i tij: