Murati tregon detajet: Popullata e priti me emocion daljen e njësiteve të UÇK-së në Prishtinë - NACIONALE

Murati tregon detajet: Popullata e priti me emocion daljen e njësiteve të UÇK-së në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim e ka komentuar 25 vjetorin e çlirimit të Kosovë dhe hyrjen e UÇK-së në Prishtinë.

Ai thotë se 25 vjet më parë gjërat nuk kanë qenë të polarizuara sikurse sot. Atëherë sipas tij, të gjithë kanë qenë pjesë e një procesi që ishte çlirimi i vendit.

Ai në RTK tha se nga 9 qershori gjatë vendosjes së UÇK-së në Prishtinë. ka pasur edhe incidente sepse forcat serbe ishin akoma në Prishtinë.

“Pra ishte një situatë e tensionuar por jemi munduar gjithnjë që të ruhet popullata e qytetarët të cilët me entuziazëm të madh e kanë pritur hyrjen e daljen publike të njësiteve të UÇK-së në Prishtinë”, tha Murati duke kujtuar datat nga 9 qershori deri me 13 qershor 1999.

Lajme të ngjashme