Murati thotë se nuk janë shpenzuar 31 milionë për karburante: Mund të jenë shpenzuar si naftë për ngrohje
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas akuzave se sipas Raportit të Auditimit, 31 milionë euro janë shpenzuar në derivate.
Murati ka thënë se shifra e përmendur në raport, mund të ketë lidhje me naftën për ngrohje, dhe nuk ka të bëjë me shifrat reale.
Sipas tij, shuma e shpenzuar për karburante në automjete në nivel qendror e lokal është 10 milionë euro.
Postimi:
Lajmet e rreme nuk kalojnë!
Shpenzimi i karburantit për automjete për vitin 2023, për nivelin qendror dhe atë lokal, është 10.47 milionë euro.
Kjo është e faktuar edhe në raportin vjetor financiar të miratuar e dorëzuar në Kuvend.
Duhet theksuar se shumica e këtij shpenzimi shkon për flotën e automjeteve të policisë dhe të FSK-së.
Raportimet se shpenzimi për karburante të veturave për vitin 2023 është 31 milionë euro është i pavërtetë, dhe i pasaktë.
Shifra prej 31 milionë euro që është përmendur nga Raporti Vjetor i Auditimit mund të jetë përmbledhje që përmban edhe shumat që janë shpenzuar për naftë për ngrohje, ose dru zjarri për ngrohje, por nuk ka të bëjë me shifrën faktike që është shpenzuar për karburant për automjete.