Murati thotë se kanë rënë çmimet: Disa produkte kushtojnë përtej normales, LDK-ja po e bllokon ligjin
Ministri i Financave, Hekuran Murati po pretendon se çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.
Murati përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar disa prej çmimeve, megjithëse, thotë se disa produkte ende kushtojnë përtej normales, “kryesisht si rezultat i marzhave të larta të fitimit që po aplikojnë tregtarët”.
Këtu, ai e ka sulmuar edhe LDK-në duke thënë se kjo parti e ka dërguar në Kushtetuese Ligjin për Çmimin tavan.
“Kjo gjë do të rregullohej me Ligjin për Çmimet Tavan, por ja që LDK e ka dërguar në Kushtetuese për ta bllokuar. Me sa duket, për ta më e rëndësishme është rritja e fitimeve për tregtarët sesa mirëqenia e qytetarëve.” – tha ai.
Postimi i plotë:
Shkalla e inflacionit për muajin prill sipas ASK-së ishte 6.3%, që paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin që kishim disa muaj më parë.
Çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.
Nafta tashmë është kthyer në nivelin 1.15-1.25 euro/litër, e njësoj kanë filluar të bijnë edhe çmimet e produkteve tjera.
Një litër vaj ushqimor tani mund të blihet edhe me 1.20 euro, kurse gruri ka prekur nivelin e para disa viteve me 0.22 euro/kg.
Megjithatë, ka ende shumë produkte tjera të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales, kryesisht si rezultat i marzhave të larta të fitimit që po aplikojnë tregtarët.
Kjo gjë do të rregullohej me Ligjin për Çmimet Tavan, por ja që LDK e ka dërguar në Kushtetuese për ta bllokuar. Me sa duket, për ta më e rëndësishme është rritja e fitimeve për tregtarët sesa mirëqenia e qytetarëve.