Murati pretendon se qarkullimi i bizneseve ka shënuar rekord, avokati Koci e demanton keq: Rritja e çmimeve e rrit edhe qarkullimin - NACIONALE

Murati pretendon se qarkullimi i bizneseve ka shënuar rekord, avokati Koci e demanton keq: Rritja e çmimeve e rrit edhe qarkullimin

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, i cili sipas Gjykatës Supreme po e ushtron në mënyrë të kundërligjshme pozitën e ministrit në detyrë të Financave, pretendon se qarkullimi i bizneseve për 6 muajt e parë të vitit 2025 ka shënuar rekord.

Ai ka bërë me dije se kjo është bërë e mundur në saje të mbështetjes se bizneseve nga qeveria.

“Qarkullimi i bizneseve për 6 muajt e parë të vitit 2025 ka shënuar rekord prej 💶 10.7 miliardë eurove. Kjo paraqet një rritje prej 📈10.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kjo shifër ishte 9.7 miliardë euro. Si Qeveri jemi përkujdesur që të rrisim mbështetjen për bizneset duke: - Përmirësuar qasjen në financa përmes rritjes së kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore - Subvencionuar punësimin e të rinjve përmes Superpuna - Subvencionuar kreditë investive - Rritur mbështetjen për sektorin e bujqësisë - Rritur fuqinë blerëse të familjeve përmes rritjes së pagave, pensioneve, e shtesave për fëmijë - Paguar me kohë dhe pa vonesa faturat e detyrime ndaj bizneseve”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Ndaj pretendimet të tilla ka reaguar avokati Arianit Koci.

Duke komentuar në statusin e Muratit, Koci ka hedhur poshtë pretendimet e ministrit në detyrë të financave.

Ai ka thënë se rritja e çmimeve e rritë edhe qarkullimi.

“Ministër, rritja e çmimeve e rrit edhe qarkullimin – këtë e dinë edhe studentët e vitit të parë të ekonomisë. Sidoqoftë, qarkullimi nuk është tregues i mirëqenies. Na tregoni: me këtë shtrenjtim, a po jeton qytetari më mirë se vitin e kaluar, apo shporta e tij është zvogëluar? Pa rritje të prodhimit real, apo rritje të qarkullimit në sasi, këto shifra janë vetëm pasqyrim i inflacionit – dhe inflacioni nënkupton një gjë të thjeshtë: qytetarët po varfërohen, ndërsa ju e shisni si sukses. Nëse jam gabim, ju lutëm me demantoni!”, ka komentuar Koci.

Lajme të ngjashme