Murati pretendon se e kishe të vështirë të ua sqaroi zyrtarëve të BE-së mosmiratimin e Planit të Rritjes - NACIONALE

Murati pretendon se e kishe të vështirë të ua sqaroi zyrtarëve të BE-së mosmiratimin e Planit të Rritjes

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pretendon se BE-ja është befasuar me “opozitën”, e cila nuk ka pranuar që në mënyrë të kundërligjshme të miratoi Planin e Rritjes.

Ai ka vlerësuar së e ka pasur të vështirë të sqaroi një gjë të tillë para zyrtareve të BE-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Murati ka shkruar se veprime i “opozitës” ishte i pakapshëm.

“Në javën që lamë pas, isha në Ministerialin për Planin e Rritjes së BE-së të mbajtur në Tiranë, në kuadër të samitit të liderëve të rajonit. Në bisedë e sipër me zyrtarë të lartë nga BE dhe institucione tjera ndërkombëtare, e kisha shumë të vështirë t’a sqaroja se pse në Kuvend opozita nuk e kishte ratifikuar Planin e Rritjes së BE-së prej 880 milionë eurove. Për ta, ky veprim i opozitës sonë për të mos e votuar Planin e Rritjes së BE ishte i thjesht i pakapshëm”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme