Murati: Nuk lejojmë miliarda para nga Serbia të vijnë në Kosovë pa autorizimin e duhur - NACIONALE

Murati: Nuk lejojmë miliarda para nga Serbia të vijnë në Kosovë pa autorizimin e duhur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi Kosova ndaloi një kamion me para nga Serbia, i cili pritej të hynte në vendin tonë.

Murati përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se nuk mund të lejojnë miliarda para të hynë në vend, pa pasur autorizimin e duhur.

“Ne përsërisim edhe një herë gatishmërinë tonë për të ndihmuar në lehtësimin e një procesi ku ndihma financiare arrin te ata që kanë nevojë. Megjithatë, ne nuk mund të lejojmë miliarda para të gatshme të hyjnë në vend pa autorizimin e duhur dhe zbulimin e përfituesve përfundimtarë. Asnjë vend nuk e lejon këtë.” – ka thënë ai.

Murati ka shtuar se Banka Qendrore e Kosovës ka ftuar Bankën Kombëtare të Serbisë që të bashkëpunojnë për të gjetur një transfer potencial të ndihmave për familjet e komunitetit serb.

“Në vend të kësaj, persona që pretendojnë se janë përfaqësues të NBS-së sot tentuan që të kalojnë kufirin tonë duke mbajtur 117 milion dinarë. Ata nuk u lejuan të hynë pasi nuk kanë pasur autorizimin e duhur. Beogradi insiston që të përdor miliarda para të pargjurmueshme sepse duan ta fshehin se ku po shkojnë paratë.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme