Murati: Në të kalumen ka pasë restorante që kanë pasë ma shumë qarkullim sepse kanë hangër qeveritarët aty
Ministri Hekuran Murati, në një konferencë me kryeministrin Albin Kurti, duke marrë një shembull për të mohuar se ka kompanitë kanë probleme financiare, tha kështu:
“Nëse e shofim edhe fitimin e korporatave, se po thuhet shumë kompani kanë probleme financiare, mund të ketë për sektorë të caktuar sepse ndryshon struktura e ekonomisë sepse ka tjetër focus ekonomia e kësaj qeverisje.
Nëse në të kalumen ka pasë restorante që kanë pasë më shumë qarkullim sepse kabinetet e ministrave kanë shku dhe kanë shpenzu paranë publike aty, ndoshta edhe ka ndryshu situate.
Por nëse e shohim si tërësi në ekonomi, tatim në fitim për korpoarata është taku 90 milionë euro”, tha Murati.