Murati kritikon Gjykatën Kushtetuese për mospublikimin e aktgjykimit të plotë për Ligjin për Pagën Minimale
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese, për mos publikimin e plotë të aktgjykimit për Ligjin për Pagën Minimale.
Murati ka thënë se ky aktgjykim nuk është publikuar duke lënë pezull dhjetëra mijëra të punësuar që po e presin tash e një vit hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagën Minimale.
“Sikur të mos mjaftonte vonesa prej 11 muajsh përgjatë shqyrtimit, ligji ende nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë.” – ka shkruar ndër të tjera Murati në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Aktgjykimi i plotë për Ligjin për Pagën Minimale ende nuk është publikuar, megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i njoftimit nga Gjykata Kushtetuese që konstaton se Ligji për Pagën Minimale nuk bie ndesh me Kushtetutën.
Janë me dhjetëra mijëra të punësuar që po e presin tash e një vit hyrjen në fuqi të këtij ligji, e me të edhe rritjen e pagës së tyre.
Sikur të mos mjaftonte vonesa prej 11 muajsh përgjatë shqyrtimit, ligji ende nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë.