Murati ia jep një dorë propagandë buxheteve komunale: 320 milionë euro e rritëm prej 2021’ës
Deputeti Hekuran Murati ka shkruar për buxhetet komunale rreth viteve 2021 dej më 2026, për çka tha se rritjen e kanë bërë për 320 milion euro që nga kur e kanë marrë mandatin.
“Kjo paraqet një rritje të theksuar në raport me vitin paraprak, ndërsa kur e krahasojmë me fillimin e mandatit, rritja është mbi 320 milionë euro”, tha ai.
Postimi i plotë:
Për vitin fiskal 2026, buxheti komunal do të kap shifrën 867.6 milionë euro.
Kjo paraqet një rritje të theksuar në raport me vitin paraprak, ndërsa kur e krahasojmë me fillimin e mandatit, rritja është mbi 320 milionë euro.
Vlen të theksohet se për vitin 2026 është marrë për bazë regjistrimi i fundit i popullsisë, gjë që rezulton me disa komuna me rënie të popullsisë. Megjithatë, si ministri jemi siguruar që asnjë komune të mos i zvogëlohet buxheti dhe të marrë së paku nivelin e njëjtë me vitin 2025, pavarësisht shifrave më të ulëta të banorëve.
Qeveria për komunat!