Murati: Ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin përkundër krizave globale
Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një statusi në facebook ka thënë se ekonomia e Kosovës po zgjerohet pavarësisht krizave globale. Kjo, pasi sipas tij numri i bizneseve që janë hapur në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rekord.
Sipas Muratit, për këta tre muaj janë regjistruar 3 mijë e 86 biznese të reja, që paraqet shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë.
“Rekord numër i bizneseve të hapura në tremujorin e parë 2023. Ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin përkundër krizave globale. Në tremujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 3,086 🏢 biznese të reja, që paraqet shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë”.
Murati ka shkruar se edhe në sektorin e prodhimit janë hapur 353 biznese të reja.
“Lajmi tjetër i mirë është që në sektorin e prodhimit 🏭 janë hapur 353 biznese të reja, gjë që e bën sektorin e dytë, menjëherë pas tregtisë. Sipas komunave, prin Prishtina me 862 biznese të hapura, që len pas Ferizajn me 267 biznese të hapura, kurse në vendin e tretë është Prizreni me 261 biznese të hapura”.