Murati: Buxheti i Kosovës do të jetë 3.2 miliardë euro - shifra më e lartë ndonjëherë - NACIONALE

Murati: Buxheti i Kosovës do të jetë 3.2 miliardë euro - shifra më e lartë ndonjëherë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës e ka miratuar në mbledhjen e sotme projekt-buxhetin për vitin 2023. Vlera e buxhetit, sipas fjalëve të kryeministrit të Kosovës, pritet të arrijë në mbi 3 miliardë euro.

Kurti ka thënë se Kosova ka arritur rekord historik për rritje ekonomike.

“Viti i kaluar ishte viti më i suksesshëm sa i përket të hyrave dhe rritjes ekonomike. Kjo na vendos në trajektore të mirë për vitin e ardhshëm. Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro ”, ka thënë Kurti në hapje të mbledhjes së qeverisë.

E minsitri Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të jetë 3.2 miliardë euro, që është shifra më e lartë ndonjëherë.

Ai ka theksuar se kjo është arritur falë punës e përkushtimit nga stafi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, por edhe nga organizatat buxhetore tjera, për të kompletuar një buxhet kaq voluminoz.

Postimi:

Lajme të ngjashme