Munishi për Nacionalen: Duam titullin kampion, por do të jetë shumë vështirë - NACIONALE

Munishi për Nacionalen: Duam titullin kampion, por do të jetë shumë vështirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i FC Prishtinës, Ismet Munishi ka konfirmuar se duan ta fitojnë titullin kampion në edicionin e ardhshëm.

"Bardhëkaltërit" kanë qenë shumë aktiv në afatin kalimtar veror dhe tani duan të rivalizojnë klubet e tjera në garën për titull.

Në një bisedë për gazetën Nacionale, Ismet Munishi ka konfirmuar se synojnë titullin kampion.

"Do të jetë shumë e vështirë, por synimi është titulli kampion. Këto skuadrat që kanë luajtur në Evropë, domethënë janë skuadra të mira, janë kundërshtarë të mira duke mos anashkaluar klubet e tjera se perime ka skuadra shumë cilësore sepse Superliga është rritur shumë vitet e fundit", tha ai.

Lajme të ngjashme