"Mungesa e punëtorëve do t’i detyrojë hotelet e restorantet që të mbyllen"
Hysen Sogojeva, kryetari Odës së Hotelerisë e Turizmit ka thënë se në shtator mund të detyrohen hotele, restorante e kafene që të mbyllen për shkak të mungesës së punëtorëve.
Ai këtë paralajmërim e tha në në emisionin “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova.
“Nëse vazhdon me këtë trend jo veç që kemi me pasë problem me numrin e punëtorëve por edhe mbyllje. Ndoshta situata ka me qenë shumë ma keq prej shtatorit. Unë kam informata nga pronarë hotelesh e restorantesh, shumica prej tyre thonë: Po e presim mërgatën, e prej shtatorit më s’di a punojmë, a s’punojmë”, tregon Sogojeva.
Sipas tij tani ka mungesë të madhe të punëtorëve në gastronomi.