Mungesa e kabinetit qeveritar në seancën për energjinë, Tahiri: Kjo tregon për vetëdijen e Qeverisë - NACIONALE

Mungesa e kabinetit qeveritar në seancën për energjinë, Tahiri: Kjo tregon për vetëdijen e Qeverisë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të ministrave në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën po diskutohet për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike.

Në adresimin e tij pas pauzës, ai ka thënë se kjo tregon për përgjegjësinë që ka qeveria.

Sipas tij, çmimet e energjisë sot janë breng për secilin qytetar të Kosovës.

Po shihet se mungon kabineti qeveritar, kjo tregon edhe për vetëdijen dhe rëndësinë që ju i jepni ndërtimit të asaj që është më e rëndësishmja në vend. Sot, para qytetarëve të Kosovës, do të doja t’i adresoja katër çështje të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe që duhet, pa asnjë dyshim, të jenë brengë e secilit prej nesh, sidomos e Qeverisë së Kosovës, e cila temën e energjisë e ka lënë dorë pas dore. Pse po e them këtë? E para, ekziston një pajtueshmëri e përgjithshme që Kosova është vendi më i pasur me lignit. Madje, Kryeministri i Kosovës thoshte: si ka mundësi që Kosova të flejë mbi thëngjill e të ketë çmim më të lartë të energjisë?”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme