Mundësi për reshje shiu: Moti për sot - NACIONALE

Mundësi për reshje shiu: Moti për sot

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Temperaturat këtë të martë do të pësojnë ulje.

Minimalet që do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C.

Fillimisht pritet të ketë depërtim të frontit të ftohtë, i cili pritet të sjellë reshje lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes.

Ato do të jenë kryesisht të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit, të cilat mund të jenë edhe në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Po ashtu, pritet edhe largimi i pluhurit Saharian.

Lajme të ngjashme