Muja: Pse këta zotërinj e zonja e bordit të ZRRE-së s’janë prezent sot? - NACIONALE

Muja: Pse këta zotërinj e zonja e bordit të ZRRE-së s’janë prezent sot?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot është mbajtur mbledhja e Komisionit Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Në këtë mbledhje janë të pranishëm anëtaret e bordit të ZRRE-së, Ali Amiti dhe Përparim Kabashi.

Nënkryetari i këtij komisoni Armend Muja, tha se të ftuar kanë qenë edhe 4 anëtaret e tjerë të bordit, mirëpo nuk u paraqitën në këtë komision pa treguar arsyet.

“Në këtë mbledhje ka qenë të ftuar Merita Kostari, Saranda Beqiri, Naim Bejtullahu, Nysret Avdiu, të cilët nuk kemi marrë ndonjë arsyetim se pse këta zotërinj dhe zonja nuk janë prezent këtu”, theksoi Muja.

Mirëpo Muja, pati edhe një ankesë për administratën e Kuvendit, pasi që sipas tij nuk i kan dërguar këtij komisionit arëszet se pse janë duke munguar pjesa tjetër e bordit të ZRRE-së.

“Ne ua kemi dërguar ftesën. Dhe së dyti e kam një vërejtje, administrata e Kuvendit duhet gjendjen e prezencës apo mos-prezencës me ia dërgu anëtarëve të komisionit, se po pretendohet se kemi informacione. Ne nuk kemi informacione se kush vjen e kush nuk vjen. Le të jetë si vërejtje”, deklaroi Muja.

Por, sipas kryetarit të këtij komisionit tha se nuk kanë mundur t’ua gjejnë adresat.

E për këtë çështje, Hajdar Beqa, kryetari i komisionit, njëherësh deputeti i PDK-së, tha se nuk kanë mundur t’ua gjejnë adresat.

“Nuk kemi mundur t’i gjejmë adresat. Mendoj që bashkë me administratën me gjete rrugë e me kerku ndihmë që me i gjet adresat e tyre që t’i përgjigjen ftesës”, tha deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj.

Lajme të ngjashme