Muja për Kodin Civil: Po punojmë për t’i siguruar votat
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, thotë se janë duke punuar për t’i siguruar votat për Kodin Civil.
“Ky projekt kod ka ardhur nga ministria e Drejtësisë, aktualisht nuk e di por shumica parlamentare është duke punuar që të sigurojë koncensusin brenda grupit parlamentar. Ka kohë që është duku u punuar në sigurimin e votave dhe e dyta është që të votohet është e vërtetë që ka diversitet të mendimeve. Shumica parlamentare është në përjekur që të sigurojë vota për çdo ligj”, ka thënë Muja.