Muja: Ndërkohë që Evropa ka qenë në krizë, Kosova ka pasur rritje ekonomike
Armend Muja, deputet i VV-së, nuk ka ngurruar të lavdërojë Qeverinë e Kosovës, e cila udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Madje, Muja ka bërë një krahasim të çuditshëm. Duke dashur të lavdërojë në shkallën më sipërore Qeverinë Kurti, Muja ka përdorur Evropën si matëse.
Sipas Mujës, përderisa vendet e Evropës kanë qenë në krizë, Kosova ka pasur rritje ekonomike.
“Të fillojmë nga shteti ose aparati shtetëror, qeveria është më e vogël me më pak ministri, kjo po harrohet, më e digjitalizuara dhe ofron shumë më shumë shërbime. E dyta është tek sovraniteti i brendshëm i vendit në veri dhe e tjetra është, aspekti në zhvillimin ekonomik në ndërkohë që gjitha vendet e Evropës kanë qenë në krizë, Kosova ka pasur rritje pozitive ekonomike” – ka theksuar Muja në një intervistë për Kosovapress.