Muja i VV-së për masat e BE-së: Besoj që janë thellësisht të padrejta
Në një intervistë të fundit në emisionin "ReSpublika" në Tëvë1, deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka shprehur këndvështrimin e tij në lidhje me masat e Bashkimit Evropian për Kosovën.
Muja është shprehur se këto masa janë të përkohshme dhe të kthyeshme, duke i vlerësuar ato si të padrejta.
“Unë besoj që ato masat janë të përkohshme, siç e thonë ata të kthyeshme. Unë besoj që janë thellësisht të padrejta sepse në fakt për çfarë të ushtrohen masa ndaj shtetit të Kosovës, për çfarë?”, u shpreh Muja.