Muja gjen arsyen pse po kritikohet Qeveria: Po ndodhë krejt çka kanë thënë se nuk bëhet - NACIONALE

Muja gjen arsyen pse po kritikohet Qeveria: Po ndodhë krejt çka kanë thënë se nuk bëhet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar në lidhje me hapjen e urës së Ibrit.

Muja ka thënë se arsyeja kryesore pse Qeveria Kurti ka hasur në rezistencë për veprim në veri, është sepse po ndodh krejt çka kanë thënë që nuk bëhet.

Arsyeja kryesore se pse Qeveria Kurti ka hasur në kaq shumë rezistencë dhe kritikë për çdo veprim në veri, përfshi edhe hapjen e urës, është sepse atje po ndodhë krejt çka kanë thënë që nuk bëhet. Po arrihet gjithçka që kanë thënë se është e pamundur. Investimi ka qenë i madh që të duket ashtu, ashtuqë që kompromisi me Serbinë të duket i vogël dhe i pashmangshëm. Këtu përveç opozitës parlamentare, hisesarë janë edhe disa media dhe analistë.” – ka thënë Muja.

Ai tutje ka shkruar se kjo nuk është vetën arritje e Qeverisë, por vulosje e dështimit të të gjitha qeverive para tij.

Arritjet e Qeverisë në veri nuk janë vetëm konfirmim i suksesit të Kurtit. Por vulosje e dështimit të të gjitha qeverive para tij. Prandaj edhe ka shumë zhurmë…” – ka shkruar Muja.

Lajme të ngjashme