Muja: Çuarja e mandatit deri në fund do të tregonte se Kosova është fanar i demokracisë
Deputeti i VV-së, Armend Muja, beson se Qeveria Kurti do ta çon mandatin e saj deri në fund.
Ai ka vlerësuar se në këtë mënyrë Kosova do të tregon se është fanar i demokracisë në rajon.
Sipas tij, parti në pushtet vazhdon të gëzon mbështetje të madhe tek qytetarët.
“Nga shtatori në bazë të ligjit për zgjedhje presidentja duhet t’i konsultoj partitë për datën e zgjedhjeve por unë personalisht mendoj se do të ishte më mirë që ta përfundojmë mandatin që të japin edhe një shembull që Kosova është fanar i demokracisë, ndërsa LVV-ja është e konfirmuar që ka mbështetje popullore dhe në këtë rast ne jemi të gatshëm”, ka thënë Muja për RTV21