Muja: Çmimi i rrymës i papërballueshme për disa familje, por kosto e energjisë është më e ulëta në rajon - NACIONALE

Muja: Çmimi i rrymës i papërballueshme për disa familje, por kosto e energjisë është më e ulëta në rajon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, e ka pranuar se çmimi aktual i energjisë elektrike është i papërballueshëm për shumë familje në Kosovë.

Megjithatë, ai ka thënë se ky çmim është më i liri në rajon.

Në seancën e sotme në Kuvend, ai ka thënë se në të gjitha vendet e rajonit energjia elektrike është më e shtrenjtë.

Energjia elektrike është vërtetë e papërballueshme për shumë amvisëri familjare. Ka vështirësi deri në fund, por e vërteta është që edhe në këtë vit, energjia elektrike, kostoja, është më e ulëta në rajon. 7 cent mesatarisht në një rajon ku energjia elektrike kushton 10 cent. Përjashtimi tjetër është Maqedonia, ku kushton 14 centë. E vërteta është kështu sipas Eurostatit”, ka thënë deputeti Muja.

Lajme të ngjashme