Muhrremi përgënjeshtron VV-në: 4.2 miliardë euro është vlera totale e programit - NACIONALE

Muhrremi përgënjeshtron VV-në: 4.2 miliardë euro është vlera totale e programit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka njoftuar se Kosova përfiton 4.2 miliardë euro nga programi “Tregu i Përbashkët”.

Muharremi ka bërë me dije se partia në pushtet mund ta ketë keqkuptuar shifrën e postuar.

Sipas tij, 4.2 miliardë euro mund të jetë vlera totale e programit për të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë program të BE-së.

Ai ka treguar se nëse Kosova ka kapacitete nga ky fond mund ta marrë vetëm një pjesë modeste.

Ky publikim nga VV duhet të jetë një keqkuptim nga ata që e postuan. €4.2 Miliardë mund të jetë vlera totale e programit për të gjitha vendet pjesëmarrëse. Gjithashtu, programet e këtilla të BE janë të programuara në kornizën kohore 7 vjeçare. Pra, në kontekst të Kosovës e cila shumë mirë që është anëtarsuar në këtë mekanizëm ende nuk ka përfituar asnjë fond por mund të marrë pjesë në të ardhmën dhe nese ka kapacitete mund të përfitoj një pjesë modeste”, ka shkruar Muharremi në profilin e tij në “Facebook”.

Më herët, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Kosova përfiton 4.2 miliardë euro nga programi “Tregu i Përbashkët”.

Ky program do të mbështesë sektorët e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme me një buxhet prej 4.2 miliardë euro për periudhën kohore 2021-2027, e që nga tani bizneset dhe organizatat vendore mund të përfitojnë nga ky program.”, është thënë njoftimin e VV-së.

Lajme të ngjashme