Muhaxhiri: Logjikisht LVV-ja do duhej të binte në përqindje në zgjedhjet nacionale - NACIONALE

Muhaxhiri: Logjikisht LVV-ja do duhej të binte në përqindje në zgjedhjet nacionale

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Artan Muhaxhiri, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të binte në përqindje në zgjedhjet nacionale.

“Logjikisht dhe realisht, do duhej që Vetëvendosja të binte në përqindje”, tha Muhaxhiri.

Muhaxhiri tha se vota është shumë komplekse, pasi çdo person voton partinë që do t’ia përmirësojë jetën, ndërsa është aftësi e partive politike të shpalosin ofertat e tyre dhe t’i bindin qytetarët.

“Unë mendoj se me asnjë kriter zoti Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë pas bazë të fitojnë 42% në zgjedhejt e kaluara, por i fitoi sepse opozita ishte jashtëzakonisht e dobët”, tha Muhaxhiri.

Muhaxhiri tha se nëse do të ulet diferenca në mes partive politike, atëherë Kurti, nuk do të ketë mundësi sipas tij të bëjë lojën që ka bërë deri më tani.

“Dallimi në mes të parit dhe të dytit ishte dyfishi, domethënë 42%, me skandale, pa zhvillim dhe me izolim ai u ndje komfort”, tha ai

Lajme të ngjashme