Muhaxheri pret në takim një komandant të KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë
Komandanti i Komandës Rajonale-Perëndim (RC-W) të KFOR-it, koloneli Giuseppe De Blasi, është pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Sipas njoftimit, takimi është zhvilluar në objektin e Komunës së Pejës, në kuadër të angazhimit të rregullt të KFOR-it me liderët lokalë. Gjatë takimit, diskutimet janë përqendruar në situatën e sigurisë dhe çështjet lokale.
Njoftimi i KFOR-it:
Komandanti i Komandës Rajonale-Perëndim (RC-W) të KFOR-it, koloneli Giuseppe De Blasi, u takua me kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, në objektin e Komunës së Pejës, në kuadër të angazhimit të rregullt të KFOR-it me liderët lokalë.
Diskutimet u përqendruan në situatën e sigurisë dhe çështjet lokale. Koloneli De Blasi rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për të punuar ngushtë me institucionet lokale, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe kontributin në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si institucione që reagojnë ndaj çështjeve të sigurisë.