Muhaxheri: Mbështes fuqishëm qëndrimin e deputetëve nga dega e Pejës, morën vendimin e duhur për LDK-në - NACIONALE

Muhaxheri: Mbështes fuqishëm qëndrimin e deputetëve nga dega e Pejës, morën vendimin e duhur për LDK-në

3 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se mbështet deputetët e LDK-së nga kjo komunë që sot dolën kundër zgjedhjes së Bekim Sejdiut për president.

Muhaxheri në një shkrim në rrjetin social Facebook ka thënë se deputetët morën vendimin e duhur për Kosovën dhe LDK-në.

“Mbështes fuqishëm qëndrimin e deputetëve të LDK-së nga dega e Pejës. Sot morën vendimin e duhur për Kosovën dhe për LDK-në.

Bindja, besimi dhe vlerat e LDK-së janë ato që duhet të mbizotërojnë gjithmonë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme