Muharremi: Viti 2024 ka me qenë vit i nxehtë politikisht, në pjesën e parë mund të ketë zgjedhje të parakohshme - NACIONALE

Muharremi: Viti 2024 ka me qenë vit i nxehtë politikisht, në pjesën e parë mund të ketë zgjedhje të parakohshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka paralajmëruar se vitit i ardhshëm mund të jetë i nxehtë politikisht.

Ai ka bërë me dije se në pjesën e parë të vitit 2024 mund të ketë edhe zgjedhje të parakohshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se kjo pritet të sjell edhe kriza në formimin e koalicionit qeverisës.

“Viti 2024 ka me qenë vit i nxehtë politikisht: Do kemi me shumë gjasë zgjedhje të parakohshme pjesën e parë të vitit; Kriza për koalicione do të ketë se ka me qenë vështirë me e formu qeverinë e ardhshme; Mund të kemi koalicione të pazakonta; Kompromise të pozitave të larta institucionale për stabilitet politik dhe institucional”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme