Muharremi: Të mos fyhet diaspora, pa të, shteti i Kosovës mund të bankrotojë
Analisti politik Shenoll Muharremi nuk është pajtuar me kritikat që po iu bëhen diasporës pas përleshjes së djeshme të disa mërgimtarëve me policinë në Merdare.
Ai ka kërkuar që të mos futet e gjithë diasporës në një thes.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se njerëz të padëgjueshëm ka në secilin grup shoqëror.
“Incidenti në Merdare po raportohet keq. Nuk duhet me i fut në një thes të gjithë mergimtarët. Njerëz të pandërgjegjshëm ka në secilin grup. Janë disa persona vetëm. Qindra mijëra raste kalojnë pa problem e me një rast tani nuk duhet me gjeneralizu. Kjo tregon gjithashtu nevojën për përmirësimin e infrastrukturës në kufi që kalimet me qenë me të rrjedhshme”, ka shkruar ai, duke shtuar se diaspora sjell në Kosova gati 3 miliardë euro në vit.
“Gjithashtu duhet me pas kujdes me mergatën dhe diasporën se 1.3 miliardë euro në vit e ndoshta 3 miliardë euro në të gjitha format në vit po na përlqejnë, apo jo? Sa krejt buxheti publik i Kosovës janë. 6 deri 15 miliardë euro për 5 vite. Mos me qenë këta mergata, Shteti i Kosovës mundet me bankrotu se kemi -5miliardë deficit në mallra çdo vit, e ato duhet me u mbulu dikah. Pa emocione, leji organet e rendit dhe ligjin le të merren me rastin”, ka shkruara ai.