Muharremi tallet me Muratin: Me gjasë jeni jurist më i fortë, po edhe interpretimet juridike i keni skandaloze
Analisti Shenoll Muharremi i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili ka pretenduar se qarkullimi i bizneseve në pjesën e parë të vitit 2025 ka shënuar rekord.
Duke i dëmtuar pretendimet e Muratit, ai ka thënë se qarkullimi është rritur për shkak të rritjes së çmimeve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë për sjelljen ndaj bizneseve.
Sipas tij, qeveria aktuale ka logjikë të mbrapsht.
“Po rritet "qarkullimi i bizneseve" po thuhet. Po nuk po tregojnë pse. Mos po rriten me qasjen anti-biznes që keni? Po rritet qarkullimu se po rriten çmimet, që kanë shku n'qiell. Një grup i vogël, disa njerëz fitojnë pak, e shumica absolute, krejt populli pagujnë me borxhe, humbin e varfërohen. Migrojnë në fund se nuk kanë shpresë nga bllokadat tuaja politike e çmimet e larta. Pse mos po rritet qarkullimi se po prodhojmë diçka? Një ditë bujqësia u kallke, ju hajshit bostan e bëjshit fushatë pa ju interesu fare për bujqit e fermerët. Bizneset vendore, prodhuesit, po i shkatërroni me vendime e qasje të mbrapsht, sikur këto me energji, por jo vetëm. Produketet secilën ditë më të shtrenjta për familjet e qytetarët. A dilni market ju najherë me i pa çmimet?”, ka shkruar ai, duke e vazhduar argumentin e tij.
“Qarkullimi rritet edhe prej inflacionit se e ke një ekonomi të bazuar, jo ne prodhim, po importe që tashmë janë astronomike, e deficit €500 milion në muaj (para që dalin jashtë ekonomisë). Familjet po e financojnë këtë rritje me borxhe në banka. Pse, a mos të kanë dalë jashtë vendit 37,000 persona vetëm vitin e kaluar që është ekonomia mirë? Dilni pak jashtë zyreve e në markete e folni me qytetarë e biznese, shiqoni çmimet e papërballueshme. 100 euro kanë vlerë 65 euro nga viti 2021 për produkte bujqësore. Mjaft këtyre budallakive, se ju jeni armiq të bizneseve, kjo është vërtetu me zullumin e faturave të energjisë dhe përjashtimin e 50% të ekonomisë nga rrjeti i rregulluar i enegjisë pa u përgatitë. Po kujna me i tregu, ju jeni krenu edhe kur ka pas "rritje" ekonomike e inflacioni ka shku 11%. Gjermania në recesion, e Kosova 4% rritje, shih ti.
Ju me gjasë jeni juristë më të fortë sesa ekonomistë, po edhe interpretimet juridike i keni skandaloze.”, ka shkruar ai.