Muharremi: Ministrat në veri po ruhen nga 100 policë, gazetarët askush s`po i ruan - NACIONALE

Muharremi: Ministrat në veri po ruhen nga 100 policë, gazetarët askush s`po i ruan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi është shprehur i shqetësuar me gjendjen e gazetarëve gjatë raportimeve në veri.

Ai ka kritikuar institucionet e Kosovës që nuk po iu ofrojnë atyre sigurinë e nevojshme gjatë punës së tyre.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kur gazetarët po raportojnë nga ajo pjesë e vendit nuk po i ruan askush, ndërsa ministrat po ruhen me qindra policë.

“Pse nuk po na mbronë qeveria nga bandat? Ndoshta pse nuk ka forcë e fuqi atje. Nuk e ka nën kontrollë. Qeveria e mbronë qytetarin dhe rendin publik përmes policisë, por më së pari na rrëmbyen policët atje, ende nuk janë kthy te fëmijët e tyre. Dje gazetarët. Pse nuk po i mbroni njerëzit tanë po ju pyes? Kur po shkojnë ministrat në kështjellën prej rëre, komunë të Lulzimi viktimë në Leposaviq, po shkojnë me nga 100 policë tu i ruajt. E kur po i qojnë gazetarët, askush spo i ruan”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme