Muharremi, Kurtit: Mos vazhdo me u bë "Drama Queen", bëhu konstruktiv dhe gjej zgjidhje - NACIONALE

Muharremi, Kurtit: Mos vazhdo me u bë "Drama Queen", bëhu konstruktiv dhe gjej zgjidhje

2 orë më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar deklarimin e Albin Kurtit rreth refuzimit të ftesës nga AAK për takim.

Ai ka i ka dhënë të drejtë AAK-së në këtë rast.

Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se herën e kaluar e kishte fyer AAK-në, duke mos e ftuar fare në takim.

“Ja pafsh hajrin, se fajin e ke vet. As që e ke thirrur në takime Aleancën herën e kaluar. Ke treguar mosrespekt dhe je munduar me e poshtëru e me i paraqitur si të parëndësishëm, edhepse votat e AAK-së në disa kombinime e kishin ndihmu gjetjen e zgjidhjes herën e kaluar. Edhe pse, për korrektësi, Gjini nuk ka refuzu, por të ka dërgu letër i pari dhe ka tregu që e mbështet gjetjen e zgjidhjes dhe ndihmon gjatë votimit, me disa kërkesa që janë në interes të publikut e jo të tij apo të Aleancës. Mos vazhdo me u ba "Drama Queen" e me luajt lojën e viktimës, por bëhu konstruktiv dhe gjej zgjidhje.

Lajme të ngjashme