Muharremi: Kryetari i Leposaviqit duhet të jetë pranë familjes, s`ka nevojë të bëhet kurban
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar izolimin për disa javë të kryetarit të komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, në zyrën e tij komunale.
Ai ka thënë se kryetari i kësaj komune duhet të jetë pranë fëmijëve dhe familjes së tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk ka nevojë që ai të bëhet kurban dhe viktimë e kalkulimeve individuale të paqëndrueshme.
“Kam simpati për Lulin, ai duhet të jetë pranë fëmijëve dhe familjes së tij. Nuk ka nevojë ai të bëhet kurban dhe viktimë e kalkulimeve individuale të paqëndrueshme. Në Leposaviq ndoshta, për momentin, nuk është rendi të qeverisim me polici. Në Britani po qeverisë një kryeministër me origjinë Indiane dhe në Skotlandë një tjetër me origjinë Pakistaneze. Ka raste kur mundemi me apliku këtë model të qeverisjes nga pakicat lokale, por jo me polici dhe jo tani në këto kushte”, ka shkruar Muharremi.