Muharremi: Dhuna është cikël, partitë duhet t`i “edukojnë” zyrtarët për vetëpërmbajtje - NACIONALE

Muharremi: Dhuna është cikël, partitë duhet t`i “edukojnë” zyrtarët për vetëpërmbajtje

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas incidentit të djeshëm mes deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, dhe një qytetit.

Duke e dënuar sulmin fizik të deputetit ndaj qytetarit që e provokoi, ai ka vlerësuar se dhuna është cikël.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se partitë politike duhet t`i edukojnë zyrtarët e tyre.

“Qyre, dhuna është cikël. Ajo vetëm sjell më shumë dhunë në të ardhmen. Nuk ka asnjë justifikim për një deputet që e humb kontrollin dhe grushton dikënd në mes të sheshit. Si zyrtar i lartë publik, është e papranueshme. Sa njeri mundet me provoku ashtu, a duhet tash me u konfrontu fizikisht me të gjithë? Pastaj mundet me pas raste ku njerëzit janë të paqëndrueshëm nga kriza politike dhe situata e rëndë socio-ekonomike. Në raste si kjo gjithmonë deputetët dhe zyrtarët publik duhet me qenë shembul si me evitu përshkallëzimin”, ka shkruar ai, duke e vlerësuar kërkimfaljen e deputetit.

“E mira është që vetë deputeti e ka kuptu menjëherë gabimin dhe ka kërku falje pa vonesë. Edhe më mirë që ky është një rast i izoluar momenti impulsiv, e jo rregull. Partitë duhet me i bë thirrje dhe me i 'eduku' pjesëtarët e tyre me qenë të vetëpërmbajtur dhe mos me stimulu dhe praktiku dhunën. Sidomos në raste si kjo dje ku ska pas asnjë nevojë me eskalu”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme