Muharremaj: Shprehim keqardhje për dëmet e mëdha materiale që ka pësuar ETC
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur keqardhje për zjarrin në një objekt në këtë qytet.
Ai ka thënë se të përfshirë në fikjen e zjarrit kanë qenë zjarrfikës nga Suhareka, Prizreni, Rahoveci, Mamusha e lokacione të tjera,
“Nga orët e para të mëngjesit zjarrfikësit nga komuna jonë, Prizreni, Rahoveci, Mamusha e lokacione tjera, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme, në shuarjen e zjarrit. Shprehim keqardhje për dëmet e mëdha materiale që ka pësuar ETC. Situata është nën kontroll dhe njëkohësisht po vazhdohet me kujdestari deri në evitimin e plotë të rrezikut”. - ka shkruar ai në Facebook.