Muharremaj: Në Suharekë po kërkojmë punëtorë çdo ditë, janë të lira 800 vende të punës
Në Suharekë ka shumë kompani që po kërkojnë punëtorë, e që s’po i gjejnë ata. Rrogat për punët që ata i ofrojnë si pagë fillestare po dalin të jenë 350 euro.
Kështu po pohon i pari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Muharremaj deklaroi se në Suharekë mund të gjejnë vend punë 800 persona përnjëherë nëse donë të hyjnë në punë dhe se rroga fillestare është 350 euro.
“Firmat e Suharekës, kompanitë kërkojnë punëtorë çdo ditë, është e vërtetë që nuk ka punëtor, ndoshta në Suharekë mund të gjejnë vend punë 800 persona përnjëherë nëse donë të hyjnë në punë”, tha ai në një intervistë në Tëvë1.
“Nuk është krizë, unë mundem të them jo, se firmat e Suharekës lypin çdo ditë punëtorë… Minimumi mundem të them kështu, tash pata kontakt me kompaninë Solid para 10 ditësh dhe më njoftuan se të gjithë ata që kërkojnë punë nën 350 euro pagë nuk ka te ne, domethënë starti është 350”, tha Muharremaj