"M’u shfaqën lotët e nënave": Nait Hasani rrëfen emocionet para nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë - NACIONALE

"M’u shfaqën lotët e nënave": Nait Hasani rrëfen emocionet para nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, ka ndarë momentin e tij personal dhe ndjesitë që përjetoi në çastin kur po nënshkruante Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Duke e cilësuar shpalljen e pavarësisë si ngjarjen më madhështore për vendin, Hasani kujtoi skenën kur po përgatitej të hidhte firmën e tij në dokumentin historik.

"Hashimi e shpalli, e shpalli Ushtria Çlirimtare e Kosovës," tha ai, duke përmendur se në atë moment ndjeu dhimbjen e faktit që një "Ismail Qemali i kohës" ndodhet në Hagë.

Ai tregoi se, para nënshkrimit, ish-kryeministri Hashim Thaçi i kërkoi të vendoste nënshkrimin e tij veçmas nga të tjerët.

Ishte pikërisht në atë çast kur përpara syve të tij u shfaq e gjithë historia e Kosovës dhe sakrificat e popullit, rrëfeu Hasani.

"E mora lapsin dhe e gjithë historia e popullit, gjithë luftës dhe atyre vuajtjeve për 100 vjet, më doli përpara. M’u shfaqën lotët e nënave, dhimbjet, britmat e shokëve nëpër burgje, vrasjet e bashkëluftëtarëve. Ishte një kapitull i vuajtjeve që më në fund po mbyllej," tha Hasani në emisionin "DPT ME FIDANIN" në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme