MPB në Maqedoninë e Veriut njofton për një vizitë të Kurtit në Shkup - NACIONALE

MPB në Maqedoninë e Veriut njofton për një vizitë të Kurtit në Shkup

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Minitria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për një vizitë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup.

Kjo Ministri njoftoi për vizitën e kryeministrit Kurti krahas njoftimit për masat që do të ndërmerren në trafik për shkuarjen e tij.

Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se sot dhe nesër (09. dhe 10.02.2024) me rastin e vizitës së paralajmëruar të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët në rajonin më të gjerë të qendrës së qytetit të Shkupit. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit e uniformuar policorë.” - thuhet në faqen zyrtare të kësaj Ministrie.

Lajme të ngjashme