MPB fton qytetarët të regjistrojnë veturat dhe të kthejnë targat në RKS - NACIONALE

MPB fton qytetarët të regjistrojnë veturat dhe të kthejnë targat në RKS

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Jeta Tela, shefja e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme së bashku me zyrtarë të tjerë nga kabineti ka vizituar sot Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Veri të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Tela ka parë nga afër procesin e përgatitjes për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ato ilegale në RKS.

Me këtë rast, ministria e Punëve të Brendshme, ka bërë thirrje për shtetasit e Kosovës të regjistrojnë veturat e tyre me target përkatëse, duke përfituar nga lehtësirat që ofron procesi që do të zgjasë deri më 31 tetor të këtij viti.

Tela poashtu ka falënderuar të gjithë zyrtarët e angazhuar në informimin e qytetarëve të interesuar.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se fushata e informimit do të vazhdojë në mënyrë intensive gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim anë e mbanë Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Lajme të ngjashme