Moti të mërkurën: Temperatura deri në 33 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën, më 9 shtator, vendi do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e motit të ngrohtë, me periudha të gjata me diell.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë Celsius.
Vlerat më të larta të temperaturave parashihen në Prizren dhe Gjakovë, ku termometri mund të shënojë deri në 33 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.