Moti sot në Kosovë: Vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësriat në disa vende mund të sjellin edhe riga shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe6 gradë Celsius. Ndërkaq, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius.
“Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.” – thuhet në njoftim.